Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea blen Kovacic, firmos për 5 vite

Mateo Kovacic është zyrtarisht një futbollist i Chelsea-t. Blutë e Londrës ndryshe nga çfarë bënë me Gonzalo Higuain kanë vendosur të aplikojnë të drejtën e blerjes që kishin për mesfushorin kroat i cili sezonin e kaluar luajti si i huazuar te Chelsea nga Reali i Madridit. Në arkat e klubit mbretëror kanë shkuar plot 45 milionë euro ndërsa Kovacic mbyll merkaton e Chelsea-t pasi Blutë e Londrës janë të dënuar nga FIFA dhe nuk mund të veprojnë në dy sesionet e ardhshme. Megjithatë Chelsea ka blerë në janar Christian Pulisic nga Borussia e Dortmundit dhe e kanë lënë në huazim te verdhezinjtë deri në verë, por tashmë amerikani do të bashkohet me blutë për të zëvendësuar të larguarin Eden Hazard ndërkohë që si një përforcim i ri mund të konsiderohet edhe rikthimi nga huazimi i sulmuesit të talentuar Abraham i cili bëri një sezon të shkëlqyer me Aston Villan në Championship duke shënuar mbi 20 gola. Vetë Mateo Kovacic u shpreh shumë i lumtur që është përfundimisht pjesë e Chelsea-t ndërsa firmosi për 5 vite deri në vitin 2024 me skuadrën që shumë pritet të drejtohet nga ish-legjendë e bluve si Frank Lampard.

“E shijova sezonin tim si i huazuar tek Çelsi, dhe ndihem shumë rehat tek ky klub, si edhe në Londër. Jam i lumtur që erdha përfundimisht këtu. Patëm një vit të suksesshëm, duke fituar Europa League, ndërsa shpresoj që të jap një kontribut të madh edhe në sezonet në vijim” – u shpreh Kovacic në një deklaratë pas firmës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...