Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Chelsea e Barça, në garë për “yllin” portugez, Milani hedh sytë nga sulmuesi shqiptar

Sipas “El Mundo Deportivos”, Barcelona do t’i bashkohet Chelsea-t në garën për “yllin” e talentuar portugez të Milanit, Rafael Leao. 23-vjeçari, më i miri i Serisë A sezonin e kaluar, vazhdon të spikatë me “Djallin”, ku ka formuar një dyshe mjaft efikase në krahun e majtë me Theo Hernandez.

Të dy këta lojtarë janë pa dyshim më të rëndësishmit për skuadrën e Stefano Piolit, që sërish kërkon të ketë më shumë forca në fazën sulmuese.

Sipas medieve italiane, drejtuesit e klubit kuqezi nuk duan të gjenden të papërgatitur nga një largim i mundshëm i portugezit, ndaj janë shumë të interesuar  për Armando Brojën dhe Ziyech të Chelsea-t. Transferimi i sulmuesit shqiptar në Milano duket më i mundshëm, pasi kuqezinjtë janë të prirur të gjejnë një marrëveshje në formën e huazimit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...