Premier League

Chelsea e ka mendjen te Barcelona, londinezët shënjestrojnë lojtarin e tretë nga katalanasit

Trajneri Tomas Tuchel kërkon përforcime te Chelsea i tij teksa vëmendja kryesore e gjermanit ka qenë në radhët e Barcelonës. Pas Frenkie De Jong, Serginho Dest tashmë “Bluve të Londrës” iu intereson talenti Gavi. Mesfushori ka impresionuar me katalanasit teksa pavarësisht moshës 17-vjeçare në fushë ka treguar pjekuri teksa ka detyruar edhe trajnerin e Spanjës, Luis Enrique ta bëjë pjesë të La Roya-s.

Por, e gjendur në vështirësi ekonomike, te Barcelona janë të hapur të dëgjojnë oferta për futbollistin dhe një nga këto mund të mbërrijë nga Chelsea. Anglezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 42 milionë paund për Gavin, megjithatë deri më tani ka dy pengesa për ta transferuar lojtarin në Stamford Bridge.

E Para lidhet me faktin se vetë Gavi nuk është i bindur të largohet nga Barcelona, ndërsa një tjetër faktor është edhe konkurrenca. Aftësitë e Gavi, nuk mund të mos viheshin re dhe në këtë formë, Bayern Munich, Liverpool dhe Manchester City janë të gatshëm të luftojnë për ta bërë të tyrin talentin.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency