Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Chelsea e Man. United synojnë fitoret në transfertë, në La Liga spikat Barcelona-Sevilla

E diel e mbushur me emocione nëpërmjet ekranit të Supersport, që ofron sfidat më të rëndësishme nga kampionatet elitare në Europë. Nga Premier League do të transmetohen dy takime mjaft interesante, me protagonistë Chelsea-n dhe Manchester United.

Blutë e Londrës do të zbresin në fushë në orën 15:00, në transfertë me Southamptonit. Skuadra e Frank Lampard, pas një starti zhgënjyer të sezonit, duket se e ka marrë disi veten, por ende është në kërkim të një vazhdimësie rezultatesh pozitive, për të ruajtur kontaktet me grupin kryesues. Me vetëm 11 pikë të grumbulluara në 7 javët e para, londinezët mbeten larg Liverpoolit apo Manchester City-t, por vendi i katër, që mbahet nga Crystal Palace, është vetëm tri pikë larg. Historiku i përplasjeve direkte favorizon Chelsea-n që i ka fituar të katër takimet e fundit të zhvilluara në “St. Mary’s Stadium”.

Në orën 17:30, “Djajtë e Kuq” luajnë në transfertë me Newcastle United, që në bazë të rezultateve është skuadra e dytë më e dobët e Premier League-s në këtë sezon. Gjithsesi, as skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk ka bërë shumë më mirë se “qymyrxhinjtë”, pasi ka grumbulluar vetëm 9 pikë nga 21 të mundshme në 7 javët e para.

Nga Primera Division spikat sfida e mbrëmjes (21:00) mes Barcelonës dhe Sevillas, që do të zhvillohet në “Camp Nou”. “Blaugranat” vijnë me moralin e lartë për asaj fitoreje të madhe me përmbysje ndaj Interit në Champions, ku Lionel Messi, edhe pse nuk realizoi, ishte vendimtar me lojën e tij. Fitorja e Realit të Madrid ndaj Granadas e ka çuar në 5 pikë diferencën mes rivalëve të mëdhenj, ndaj skuadra e Valverdes është e dënuar të kërkojë me çdo kusht fitoren, për të rikthyer diferencën prej vetëm 2 pikësh me “Los Blancos”.

Në orën 16:00, Atletico e Madridit luan në transfertë ndaj Valladolidit.

Nëpërmjet Eurosport2, në paketën Supersport të apasionuarit e futbollit gjerman mund të ndjekin në orën 13:00 B. Munchengladbach – Augsburg dhe në 15-30 Wolfsburg – Union Berlin, ndërsa në orën 18:00 E. Frankfurt – Verder Bremen.

Nga Ligue 1 në orën 21:00 do të transmetohet St. Ettiene – Lyon, ndërsa nga Eredivizie Den Haag – Ajax (12:15), Fortuna Sittard – Feyenoord (14:30) dhe PSV – VVV (16:45)

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...