Premier League

Chelsea e nisi me fitore, por Kai Havertz “lë nam” me postimin në rrjete sociale

Chelsea e nisi sezonin e ri në Premier League me një sukses minimal në transfertën e “Goodison Park” ndaj Everton falë një penalltie të Jorginho-s.

Gjithsesi, pas takimit ka vënd edhe për pak…humor.

Kai Havertz ka “tërbuar” tifozët me postimin në rrjetin social “Twitter”.

Gjermani shkruan: 3 pikë, porta e paprekur. Faleminderit për mbështetjen në transfertë.

Një postim që mori komente të shumta, aq sa tifozët i kujtuan sulmuesit që nuk është detyra e tij të “mbajë” portën e paprekur, por të shënojë, diçka e cila nuk ndodhi, madje Havertz u largua në minutën e 75’ dhe në vendin e tij u aktivizua Armando Broja.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency