Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea fikson çmimin për shitjen e sulmuesit belg

Pas vetëm pak muajsh në Spanjë te Valencia, Mitchy Batshuayi nuk arriti të bindë trajnerin Marcelino dhe huazimi u ndërpre para kohe, ndërsa sulmuesi belg u rikthye në Premier League, por këtë herë jo te Chelsea që disponon kartonin e tij, pro te skuadra e Crystal Palace.

Drejtuesit e Chelseat vendosën të huazojnë për 6 muajt e ardhshëm sulmuesin në Premier League, me qëllim që ky i fundit të rigjejë ritmin dhe të ketë treg në Angli dhe Europë, pasi vështirë se mund të rikthehet në “Stamford Bridge”, ku Sarri nuk ka ndonjë simpati për të.

Së fundi drejtuesit e “bluve” të Londrës bënë të ditur edhe çmimin e kartonit të Batshuayit, nëse klubi i Crystal Palce do të vendosë ta blejë përfundimisht. Bëhet fjalë për një shifër prej 50 milionë eurosh, por që natyrisht që mund të ulet ndjeshëm, nëse belgu nuk bën si duhet detyrën gjatë këtyre muajve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...