Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Chelsea fiton derbin e Londrës, Broja 66 minuta në fushë

Chelsea fitoi me rezultatin 1-0 derbin e Londrës përballë Fulham. Heroi i ndeshjes për skuadrën e drejtuar nga trajneri Mauricio Pochetino ishte Cole Palmer që në minutat shtesë të pjesës së parë, shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar nga ana e Sterling. Për Chelsean si titullar e nisi këtë ndeshje Armando Broja.

Lexoni edhe:

Sulmuesi i kombëtare provoi në disa momente të rrezikonte portën kundërshtare, por nuk ia doli me sukses që të gjente rrugën e rrjetës.

Tekniku Pochetino vendosi ta zëvendësonte Brojën në minutën e 66. Pas kësaj fitoreje, Chelsean ngjitet në kuotën e 31 pikëve në vend të tetë, ndërsa nga ana tjetër, Fulham mbetet në vendin e 13 me 24 pikë.

 

Premier League

CHELSEA-FULHAM 1-0 (Palmer (pen) 45+4′)

56′ Mundësi e mirë për Brojën, por sulmuesi i kombëtares nuk kordinohet saktë në zonën kundërshtare

45+4′ Gjuan Cole Palmer, topi në rrjetë, Chelsea në avantazh. 

 

45+2′ Penallti për Chelsean pas ndërhyrjes së parregullt ndaj Raheem Sterling.

 

27′ Dalje e bukur e Fulhamit nga krahu i majtë. Topi shkon për Harry Wilson, goditja e të cilit grushtohet nga portieri i Chelseat.

 

21′ Armando Broja pranë golit. Krosim nga e majta, gjuan me kokë sulmuesi shqiptar, topi jashtë.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...