Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea fundos Leedsin, Lukaku gjen golin në ndeshjen e dytë radhazi

Rëndohet situata e Leeds United në pjesën e fundit të klasifikimit pas humbjes 0-3 përballë Chelsea-t. Në “Elland Road” shënuan Mount që në minutën e katërt, Pulisic në të 55-tën dhe  dhe Lukaku shtatë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, me sulmuesin belg që e gjen golin për të dytën ndeshje radhazi.

Chelsea me këtë sukses praktikisht siguron pjesëmarrjen në Champions, pasi diferenca me Tottanhamin shkon 8 pikë, me skuadrën e Contes që ka tri ndeshje për të zhvilluar.

Nga ana tjetër, Leedsi me këtë disfatë të radhës mbetet në vendin e 18-të me 34 pikë, aq sa Burnley, që ka golaverazh më të mirë dhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Leicester City fitoi lehtësisht 3-0 përballë ekipit tashmë të rënë nga kategoria, Norwich, falë dy golave të Vardy-t dhe një të Maddison.

Evertoni nuk mori më shumë se një pikë përballë Watfordit të rënë, duke barazuar pa gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...