Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Chelsea futet në lojë për Skriniar, gati të rivalizojë PSG-në

Skriniar mbyll sezonin para kohe
Skriniar mbyll sezonin para kohe

Chelsea futet në lojë për Milan Skriniar. Blutë e Londrës kanë pyetur Interin nëse ka përfunduar gjithçka për transferimin e mbrojtësit te PSG, për të kuptuar nëse kanë mundësi të përfitojnë nga huazimi i Lukakut te zikaltrit. Shitja e mbrojtësit mbetet vendimtare për arkat e Interit, dhe drejtuesit zikaltër kanë lënë një derë hapur për blutë, duke qenë se nga Parisi ende nuk ka arritur rritja e ofertës në 70 milionë euro.

Gjithsesi bëhet fjalë për një shpresë minimale për Chelsean, duke qenë se mbrojtësi sllovak ka një akord personal me PSG që e ka joshur me një ofertë prej 7.7 milion euro neto në sezon plus bonuset. Një ofertë e vështirë për tu refuzuar dhe në fakt Skriniar që në fillim nuk donte të transferohej, duket se po bindet për të kaluar në hijen e Kullës Eiffel, ku ekzistojnë të gjitha mundësitë për tu kthyer në pikën e referimit të mbrojtjes në skuadrën pariziene.

Chelsea kërkon të futet në garë pasi ka humbur dy lojtarë thelbësore, si Rudiger që iku te Real Madrid dhe Christensen që shkoi te Barcelona. Chelsea dhe Inter kanë dialoguar për javë të tëra për Lukaku dhe edhe në këtë fillim jave kanë patur një kontakt për të sistemuar detajet e fundit burokratik për ti lejuar belgut që të kthehet këtë të mërkurë në Milano për vizitat mjekësore dhe firmat.

Në përfundim të bisedës drejtuesit e bluve kanë pyetur mbi të rejat për të ardhmen e Skriniar. Sllovaku i pëlqen shumë Tuchel për moshën dhe eksperiencën ndërkombëtare dhe do të ishte lojtari perfekt për të blinduar mbrojtjen. Çështja është se Interi kërkon para të freskëta siç demonstron edhe refuzimi i ofertës së katërt të PSG.

Të dielën emisarët franceze i kanë ofruar Interit 60 milionë euro plus Draxler, ofertë që është kthyer pas sepse Marotta dhe Ausilio duan vetëm para cash, kjo pasi me një pjesë të tyre duan të gjejnë një zëvendësues për Skriniar në mënyrë që të kompletojnë treshen mbrojtëse të Inzaghit.

Interi mund të bëjë madje 2 goditje në mbrojtje, duke qenë se në organikë tanimë pas lamtumirës së Ranochia mungon edhe një alternativë për De Vrij. Gleison Bremer mbetet objektivi kryesor. I shpejtë, i fuqishëm, i besueshëm dhe polivalent. Interi ka një akord me lojtarin, por i duhet të bindë Torinon që kërkon 50 milionë euro.

Emrat e tjerë në listë janë Milenkovic i Fiorentinës dhe Soyuncu i Leicester, të dy në skadencë në 2023 janë të elektrizuar nga hipoteza Inter. Por para se të bëjnë goditjen, zikaltrit duhet të shesin Skriniar. Te PSG e dinë se është momenti për ta mbyllur sa më shpejt transferimin, pasi Tuchel është në pritje dhe ëndërron një rrëmbim të bujshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...