Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Chelsea “harron” Milanin, i ofron kartonin e Ziyech një tjetër klubi italian

Chelsea ka piketuar Adrien Rabiot si përforcimin e duhur për mesin e fushës. Klubi londinez po tenton të arrijë një akord me lojtarin francez, të cilin trajneri Graham Potter e do në ekipin e tij që në merkaton e janarit.

27-vjeçari numëron katër gola këtë sezon me Juventusin, klub me të cilin ka kontratë deri në fundin e sezonit. Shtypi anglez zbulon edhe planin e Chelsea për të siguruar shërbimet e Rabiot.

Drejtuesit e “Bluve të Londrës” janë gati t’i ofrojnë Juventusit huazimin e Hakim Ziyech – për të cilin ka interesim edhe nga Milani – plus disa milionë për të mbërritur te Rabiot.

Mesfushori francez ishte shumë afër transferimit në Premier League verën e kaluar. Manchester United bindi Juven, por jo nënën e lojtarit, e cila është edhe menaxherja e tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...