Merkato

Chelsea i bëhet pengesë Barçës për sulmuesin brazilian

Chelsea rival i ashpër i Barcelonës në merkato. Klubi londinez dëshiron t’u rrëmbejë katalanëve Dembelenë, i cili për dy ditë do të jetë lojtar i lirë, por jo vetëm. Anglezët kanë nisur të monitorojnë edhe situatën e Raphinhas së Leeds United, gjithashtu objektiv i Barcelonës nëse Dembele vendos të largohet nga “Camp Nou”.

Sipas “The Telegraph”, Chelsea i bashkohet Barçës dhe Arsenalit mes klubeve që kërkojnë anësorin e Leedsit. “The Athletic” shkon edhe më tej dhe flet për një marrëveshje thuajse të mbyllur për 55 milionë euro.

Skuadra angleze tashmë ka refuzuar një propozim nga Arsenali prej më shumë se 50 milionë eurosh, por Chelsea e ka ofertën me pesë milionë më shumë (55).

Drejtuesit e Chelsea-t po kërkojnë një sulmues cilësor pasi po huazojnë Lukakun tek Interi, skuadër së cilës i paguan afër 100 milionë stërlina për sulmuesin belg. Gjithashtu në radarët e bluve të Londrës janë edhe Sterling i City-t dhe Richarlison i Evertonit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency