Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Chelsea i pandalshëm në merkato, fiton garën me PSG dhe Bayern për talentin e Lyon

Chelsea nuk ndalet në merkato, me londinezët të cilët mbeten përsëri një prej skuadrave më aktive. Pas afrimeve me peshë si, Madueke, Mudryk, Badiashile apo edhe huazimin e Joao Felix, së fundmi, mediet angleze bëjnë me dije se “Blutë” kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin francez të Lyon, Malo Gusto.

19-vjeçari po luan aktualisht sezonin e tij të tretë në Ligue 1 dhe është një produkt i shkollës së Lyon, ndërsa tani, pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes përfundimtare mes dy klubeve.

Mediet angleze kanë raportuar së fundmi se Malo Gusto është dakordësuar me termat financiar dhe do të firmos një kontratë 6-vjeçare, ndërsa francezët tani kërkojnë të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur sepse Chelsea e kërkon me çdo kusht.

Mbrojtësi ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe drejtuesit e Lyon kërkojnë më shumë se 20 milionë euro, shumë të cilën londinezët duket se janë vendosur ta paguajnë.

Malo Gusto numëron në total 54 ndeshje në të gjitha kompeticionet me skuadrën e Lyon dhe ndiqej me shumë interes nga disa klube, mes tyre edhe Bayern Munich apo PSG, por tani destinacioni i tij i ri do të jetë Premier League dhe Chelsea.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Tirana bind Kristal Abazajn që të kthehet në Abissnet Superiore. Ashtu siç SuperSport raportoi pak ditë më parë, 26-vjeçari do të jetë pjesë e...

Featured

Marsel Ismajlgeci nuk është më lojtari i Tiranës. “SuperSport” mëson se kapiteni është larguar nga ekipi dhe do të transferohet në Bosnja dhe Hercegovina...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...