Merkato

Chelsea i papërmbajtshëm në merkato, me Kai Haverts Lampard bën një formacion të frikshëm

Chelsea i Frank Lampardit është një nga skuadrat që ka befasuar më shumë Europën këtë vit. Blutë e Londrës, në vitin e parë nën drejtimin e 42-vjeçarit, synojnë vendin e tretë në Premier League si dhe janë kualifikuar në finalen e FA Cup, ku do të përballen me Arsenalin e Mikel Artetas (edhe ai në sezonin e parë në krye të “topçinjve”).

Chelsea i ka lënë të gjithë me gojë hapur sa u përket ndërhyrjeve në merkato, duke njoftuar firmosjen me lojtarë të niveleve më të larta, siç është marokeni Hakim Ziyech dhe “ylli” gjerman i Leipzigut, Timo Werner, futbollistë që kërkoheshin nga klubet më me emër në Europë.

Frank Lampard ka projektuar një 11-tëshe të frikshme që do t’i jepte mundësinë për të synuar çdo trofe për sezonin e ri futbollistit, por drejtuesve londineze u duhet edhe një sforco e fundit për të plotësuar të gjitha kërkesat e anglezit.

Chelsea, për të arritur te të gjithë emrat që dëshiron, më parë duhet të largojë disa lojtarë, duke nisur nga Pedro (është i lirë dhe po negocion me Romën) dhe braziliani Willian (ka të ngjarë të largohet falas, pasi palët nuk ranë dakord për runovimin). Lampard është i gatshëm që dëgjojë ofertat për Emerson, Marcos Alonso, Kurt Zouma dhe Andreas Christensen. Ekzistojnë gjithashtu dyshime serioze në lidhje me vazhdimësinë e Ross Barkley-t dhe portierit Kepa Arrizabalaga. Së shpejti do të mësohet edhe e ardhmja e Michy Batshuayi e Jorginhos (i fundit kërkohet nga Sarri te Juventusi).

Me Ziyech dhe Werner tashmë të veshur me mgjyrën blu, Lampard dëshiron “yje” të tjerë në skuadër. Objektivi i radhës është talenti i Leverkusenit, Kai Havertz, që kërkohet edhe nga Real Madridi. Ai do të luante në mesfushë në skemën 4-3-3 së bashku me Kante dhe Mason Mount. Në sulm do të ishte “tredhëmbëshi” luksoz, Pulisiç-Werner-Ziyech.

Në mbrojtje, Lampard ëndërron edhe dy blerje luksoze. Siç thekson “The Sun”, trajneri 42-vjeçar anglez dëshiron të nënshkruajë me të majtin e Leicesterit, Ben Chilwell (një operacion që do të kushtonte më shumë se 90 milionë stërlina), si dhe me mbrojtësin e ri Declan Rice nga West Hami.

Përfundimisht, Chelsea ka nevojë për një portier të ri për të zëvendësuar blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, Kepan, i cili nuk ka pasur performancën që pritej prej tij. Blutë janë të interesuar për nënshkrimin me Jan Oblak, portierin e Atlético Madridit, i konsideruar një nga më të mirët në botë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency