Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Chelsea i “rrëmben” mbrojtësin City-t, ofrojnë shumën e parezistueshme për Brighton

Prej ditësh, Marc Cucurella është shndërruar në objektivin kryesor të merkatos së Manchester City. The Citizens kërkojnë një mbrojtës të majtë dhe Pep Guardiola është i bindur te cilësitë e spanjollit të Brighton. Drejtuesit e klubit nga Manchesteri kanë arritur akordin personal me 24-vjeçarin, mirëpo po hasin vështirësi për të gjetur gjuhën e përbashkët me Brighton.

Për momentin, City nuk ka ndërmend të ofrojë më shumë se 40 milionë paund ndërsa pretendimet e Brighton janë më të larta. Në këtë situatë, kërkon të përfitoj Chelsea që ka lënë pas City-n në këtë garë pasi ka gjetur marrëveshjen me Brighton. Blutë e Londrës ofrojnë 50 milionë paund plus kartonin e 19-vjeçarit, Levi Colwill duke gjetur dakordësinë me klubin e Brighton.

Tashmë, Chelset i mbetet të bindë edhe vetë Cucurrellan për të pranuar transferimin në Stamford Bridge teksa janë shumë pranë firmës me një lojtar për të cilin pritshmëritë janë të larta, ndërsa do të ishte edhe një goditje pasi i heq një mundësi përmirësimi rivalëve të drejtpërdrejtë në Premier League, në këtë rast Manchester Cityt.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...