Premier League

Ditë rinovimesh te Chelsea, konfirmohen edhe Tiago Silva me Giroud

Pasi konfirmoi Thomas Tuchel në pankinë edhe për dy sezonet e ardhshme, Chelsea ka ushtruar opsionin e rinovimit edhe me mbrojtësin veteran brazilian, Thiago Silva, si dhe sulmuesin francez Olivier Giroud.

I transferuar te “blutë” e Londrës verën e kaluar si futbollist i lirë, pasi PSG-ja nuk i rinovoi kontratën, braziliani nënshkroi për një sezon me Chelsean, teksa këta të fundit ruajtën edhe të drejtën e zgjatjes së bashkëpunimit për një tjetër vit.

Pikërisht këtë klauzolë të kontratës shfrytëzuan sot drejtuesit e klubit londinez, duke mbajtur 37-vjeçarin edhe për një tjetër sezon në Londër, teksa këtë vit objektivi pritet të jetë pikërisht titulli kampion në Premier League.

Gjatë sezonit të tij të parë me fanellën e Chelsea-t, Thiago Silva numëron plot 34 paraqitje, 23 prej të cilave në kampionat dhe 8 në Ligën e Kampionëve, teksa ia ka dalë të dërgojë dy herë topin në rrjetë.

Sa i përket Giroud, është folur shumë për një transferim të tij te Milani, por edhe në këtë rast drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të ushtrojnë të drejtën e rinovimit edhe për një tjetër sezon.

Gjithsesi largimi i 34-vjeçarit francez nga blutë e Londfrës nuk është i pamundur, pasi Giroud ka marrë fjalën nga drejtuesit e Chelsea-t, se do të lihet i lirë nëse merr një ofertë më interesante si ekonomikisht, ashtu edhe nga ana sportive.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency