Featured

Chelsea kthen sytë nga Inter, kërkon t’i marrë mesfushorin titullar

Chelsea i ka kthyer sytë nga Inter, ndërsa do që në janar të transferojë në Londër Denzel Dumfries.

Një operacion deri diku i ndërlikuar, duke parë konkurrencën që është për holandezin si dhe performancën e tij me përfaqësuesen holandeze.

Sipas medieve italiane Chelsea mund të presë deri në verë për afrimin e mesfushorit dhe në këtë mënyrë “zikaltërit” do të mund të arkëtonin një shumë të konsiderueshme për verën e 2023-shit dhe kështu Simone Inzaghi nuk do të humbiste një titullar deri në fund të sezonit.

Kontrata e 26-vjeçarit me Inter përfundon në 2025-ën dhe vlera aktuale e tij në treg është plotë 25 milionë euro, por me një performancë të mirë në Botërorin Katar 2022 ajo mund të shkojë shumë më shumë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency