Europa League

Chelsea kualifikohet me goleadë, vuajnë Napoli e Valencia!

Asnjë surprizë  në 3 sfidat e para. Chelsea kalon me goleadë, Napoli vuan por kualifikohet në çerekfinale ndërsa surpriza e vërtetë e ndeshjeve të dyta të raundit të 1/8-ave të zhvilluara në orën 18:55 mund të ishte Krasonodar që i shkoi shumë pranë kualifikimit dhe ndoshta do ta kishte merituar por një gol në sekondat e fundit i portugezit Goncalo Guedes i preu biletën për më tej Valencias. Në kryeqytetin e Ukrainës Kyiev, Chelsea dhuroi spektakël ndaj Dinamos vendase duke fituar 0-5 në ndeshjen e kthimit dhe me rezultat të përgjithshëm 8-0 avancoi në çerekfinale. Olivier Giroud me një 3-golësh, Marcos Alonso dhe talenti Hudson Odoi ishin ata që udhëhoqën skuadrën e Sarrit drejt një suksesi të thjeshtë. E nisi shumë mirë edhe Napoli sfidën e kthimit ndaj Salzburg në Austri duke kaluar në avantazh me Milik pas vetëm 14 minutash lojë, por në fund të kaltrit u dorëzuan pa kushte, pasi ishin austriakët ata që triumfuan 3-1 me gola të Dabbur, Gulbrandsen dhe Leigteb. Megjithatë në çerekfinale shkoi skuadra e Ancelottit që kishte fituar 3-0 në ndeshjen e parë. Në Rusi u zhvillua edhe ndeshja më e luftuar me Krasnodarin që luajti më mirë se Valencia por realizoi vetëm një gol edhe atë shumë vonë, në minutën e 85-të, falë një goditjeje spektakolare nga distanca të Suleymanov. Por nuk ishte e thënë që rusët të kualifikoheshin se Goncalo Guedes me golin e tij në minutën e 93-të u ngriu buzëqeshjen në fytyrë tifozëve të Krasnodarit. Valencia u kualifikua falë suksesit 2-1 në sfidën e parë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency