FA Cup

Chelsea kualifikohet me “manita”, shënon sërish Lukaku!

Chelsea finalist i edicionit të shkuar në FA Cup u kualifikua lehtësisht në fazën e 1/16-ave të kompeticionit më të vjetër në planet pasi mposhti me shifrat e thella 5-1 Chesterfield, skuadër e kategorisë së 5-të. Një fitore e thjeshtë për Chelsea-n që shënoi tre herë që në 20 minutat e para përballë skuadrës modeste fillimisht me gjermanin Timo Werner dhe më pas me Hudson-Odoi dhe Lukakun.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 4-0 të bluve të Londrës pas golit të danezit Christensen ndërkohë që në të 59-ën shënoi dhe Hakim Ziyech me penallti. Chesterfield gjithsesi arriti të realizonte golin e nderit me Asante në minutën e 80-të.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency