Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Chelsea me objektiva të reja, hedh sytë nga Bayern e Milan

Chelsea është hedhur në sulm për objektiva të tjerë në merkato, pas dështimit të transferimit të Raphinha nga Leeds. Serge Gnabry dhe Rafael Leao janë dy emra që tundojnë Thomas Tuchel në sulm dhe menjëherë drejtuesit kanë shfaqur interesimin e tyre për situatën e lojtarëve me klubet përkatëse.

Kontrata e 26-vjeçarit skadon verën e ardhshme, ndërsa ende nuk ka rinovuar kontratën e re. Sulmuesi nuk ka gjetur gjuhën e bashkëpunimit dhe situata e tij po bëhet tepër serioze. Gnabry është i aftë për të luajtur në të dy krahët e sulmit dhe “blutë e londrës” do ta mirëprisnin me krah hapur transferimin e tij në Stamford Bridge.

Gjithashtu një alternativë tjetër është edhe portugezi i Milanit. Klubi Italian për ta lënë të lirë 23-vjeçarin dëshiron një shumë prej 100 milionë paund pas një sezoni fantastik të zhvilluar prej tij.

Chelsea ka siguruar nënshkrimin e Raheem Sterling nga Man City në merkaton verore, por drejtuesit ende nuk kanë përmbushur objektivat e tyre në sulm dhe zhvillime të reja priten deri në përfundim të merkatos.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...