Chelsea ‘minimal’, e nderon Hazard

Chelsea ka arritur të marrë një fitore minimale 0-1, në transfertën ndaj Bournemouthit dhe të rikthehet në vendin e 4-t, me 19 pikë, po aq sa ka edhe Arsenali i vendit të 5-të.
Blutë e Antonio Contes zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë dhe kërkuan në vijimësi golin, por e gjetën atë vetëm në minutën e 51-të. Eden Hazard shfrytëzoi më së miri një pasim të Morata-s dhe pasi u fut në zonë ndëshkoi kundërshtarët, duke e dërguar topin në rrjetë.
Pas javës së 10, Premier League kryesohet nga Manchester City me 28 pikë, e ndjekur nga United-I I Mourinhos me 23 dhe Tottenham me 20.
