Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Chelsea në gjysmëfinale, goli i Barkley-t eliminon Leicesterin

Moment pozitiv për Chelsea-n e Londrës që, pasi arriti tri fitore radhazi në kampionat, siguroi edhe një biletë në fazën gjysmëfinale të FA Cup. Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard fitoi 1-0 në “King Power Stadium” ndaj Leicesterit me gol të Barkley-t në minutën e 63-të i shërbyer nga Willian.

Nuk ia dolën “dhelprat” të shfrytëzonin faktorin fushë (gjithsesi ndeshja luhej pa tifozë), edhe pse iu afruan golit me Jamie Vardy-t në fundin e pjesës së parë, ndërsa Tamy Abrahamit të Chelsea-t iu anulua një gol për pozicion jashtë loje në minutën e 55-të.

Goli i shënuar nga Barkley, që vendosi edhe kualifikimin e Chelsea-t, u shënua në një moment përgjumjeje të mbrojtjes vendëse.

Leicesteri e pati një tjetër mundësi të mirë për të shënuar 5 minuta para fundit, por goditja me kokë e Caglar Soyuncu përfundoi mbi tra.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...