Angli

Chelsea në “sulm” për mbrojtjen, tani londinezët “peshkojnë” në Serie A

Chelsea mendon seriozisht për mbrojtjen. Nëse Tuchel dhe Chelsea kanë një problem për momentin, ai është reparti i mbrojtjes.

Gjithsesi, duket se “Blutë e Londrës” kanë kuptuar diçka të tillë dhe po lëvizin në merkato, për të “blinduar” prapavijën.

Pas emrave si, Ake, Kounde, de Ligt dhe fokusit kryesor Raphinha, në skenë ka dalë edhe mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly.

Sipas medieve angleze, Chelsea ka përgatitur ofertën e parë në drejtim të italianëve për shërbimet e 31-vjeçarit.

Në nisje të merkatos, ishte Barcelona skuadra më e interesuar për senegalezin, por tani duket se londinezët kryesojnë dhe kanë një avantazh të theksuar, jo vetëm ndaj katalanasve, por edhe konkurrentëve të tjerë.

Koulibaly ka shfaqur interes për Premier League dhe projekti i Chelsea mund ta bindë që t’i thotë lamtumirë Italisë pas 8 sezonesh dhe 317 ndeshjeve e 14 golave me Napolin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency