Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea në sulm për Ramsey-n, ja pengesat

Humbja në Community Shield, ka bërë drejtuesit e Chelsea-t të përshpejtojnë sa i përket merkatos. Mauruzio Sarri do të donte në ekipin e tij Aaron Ramsey-n dhe drejtuesit janë gati të bëjnë gjithçka për të kënaqur tranjerin e tyre. Italiani e do sa më shpejt në ekip mesfushorin dhe afrimi i tij nuk duket i pamundur.

Gjithsesi, janë disa pengesa rrugës me Liverpoolin që është gjithashtu i interesuar për lojtarin, por dhe koha e shkurtër në dispozicon. Mungojnë pak ditë për t’u mbyllur merkatoja, por kjo tratativë nuk është e pamundur. Chelsea mund të përfitojë nga kontrata që i skadon uellsianit në vitin 2019 e që nuk ka asnjë mundësi të rinovohet.

Ndërkohë, rivalët e tyre nuk duan ta humbin me parametër zero, por duan të përfitojnë nga interesimi i disa klubeve për të nisur një ankand të vogël. Flitet për 35 milionë paund, një çmim që Chelsea nuk e ka problem, ndërkohë që Liverpooli ka shpenzuar shumë gjatë kësaj merkatoje.

Përveç kësaj, blutë e Londrës duhet të gjejnë një akord me Ramsey-n, i cili mund të firmosë kontratën e fundit të rëndësishme në karrierë dhe mund të ketë kërkesa disi të larta. Një tjetër problem është Unay Emery. Tranjeri spanjoll po bën gjithçka për ta mbajtur Ramsey në ekip, duke i dhënë madje edhe shiritin e kapitenit e duke e përsëritur disa herë në intervista se sa i rëndësishëm është ai për skuadrën. Mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e Ramsey-t, e cila aktualisht duket larg Arsenalit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...