Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea në telashe, çfarë ndodh nëse klubi nuk shitet deri më 31 maj…

Klubi i Chelsea-t po përballet me një situatë të paprecedentë, që i ka vënë në rrezik të ardhmen, pasi Britania e madhe vendosi ngrirjen e pasurisë së Roman Abramovich, si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Vetë manjati rus nisi procedurat për shitjen e klubit, por u befasua nga vendimi i qeverisë për bllokimin e aseteve, teksa tashmë nëpërmjet një lejeje të veçantë, londinezët do të mund të mbyllin kampionatin, stafi do të marrë pagat dhe tifozët që kanë një abone deri në fund të sezonit, do të mund të shkojnë në stadium.

Kjo leje e veçantë ka vlefshmëri deri më 31 maj dhe shpresat janë që Chelsea të gjejë një blerës para kësaj date, në mënyrë që t’i rikthehet normalitetit dhe të përgatitet për sezonin e rij, por çfarë do të ndodhë nëse nuk askush nuk blen aksionet?

Këtë nuk di ta thotë as shefi i Premier League, Helen MacNamara, i cili pranon se bëhet fjalë për një situatë të paprecedentë dhe se për momentin nuk ka asnjë plan B, nëse klubi londinez nuk gjen dot një blerës.

“Si fillim shpresoj që të dalë një blerës dhe të miratohet një leje tjetër e veçantë për shitjen e klubit. Kjo është një situatë e paprecedentë dhe tërësisht e re për ne, ndaj edhe shumë e vështirë për t’u menaxhuar. Ne shpresojmë shumë që gjërat të shkojnë mirë dhe gjithçka të zgjidhet brenda datës 31 maj, pasi nuk kemi asnjë plan B, nëse klubi nuk shitet”, u shpreh MacNamara.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...