Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Chelsea nuk e blen, mesfushori drejt rikthimit në Madrid

Thomas Tuchel e kërkoi me ngulm dhe Chelsea ia plotësoi dëshirën në sekondat e fundit të merkatos, duke marrë në huazim mesfushorin spanjoll Saul Niguez nga Atletico e Madridit, megjithatë 26-vjeçari po vuan jo pak përshtatjen te kampionët e Europës.

I mësuar të luajë si titullar fiks te Los Colchoneros, Niguez po vuan hapësirat e pakta te Chelsea dhe për më tepër, tani nuk gëzon më as besimin e njeriut që e kërkoi me ngulm, trajnerit Thomas Tuchel, ndaj rikthimi në Spanjë mund të vijë më shpejt nga sa është planifikuar.

Transferimi i Niguez të Angli u bë me formulën e huazimit një vjeçar me të drejtë blerjeje për 34 milionë euro, megjithatë “blutë” e Londrës nuk kanë ndërmend të ushtrojnë këtë të drejtë, ndaj edhe huazimi mund të ndërpritet që në janar.

Duket se edhe vetë spanjolli 26-vjeçar e ka kuptuar që kampionati anglez nuk bën për të dhe ka nisur bisedimet me drejtuesit e të dy klubeve, që huazimi të ndërpritet në dimër dhe të rikthehet aty ku ka treguar cilësitë e tij më të mira, pikërisht te Atletico e Madridit.

Kujtojmë që verën e kaluar, Saul Niguez u ankua se trajneri Simeone e aktivizon në role të ndryshme në fushë dhe kjo e ka lodhur jo pak, duke renditur pikërisht këtë arsye si kryesoren e largimit nga Madridi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...