Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Chelsea nuk fiton as me trajnerin e ri, Juve në krizë, PSG fluturon me “tre tenorët”

Trajner i ri, por Chelsea nuk ndryshon. Pas humbjes në Zagreb ndaj Dinamos, londinezët nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1 ndaj austriakëve të Salzburg në “Stamford bridge”, duke komplikuar ecurinë e tyre në Europë.

Në ndeshjen debutuese të trajnerit Potter, londinezët zbritën në fushë të rreshtuar me skemën 4-2-3-1, por vuajtën jo pak dhe gjetën golin e avantazhit vetëm në minutën e 48’ me anë të Raheem Sterling. Në minutën e 66’ trajneri Potter përdori kartën Broja, por një gabim i Thiago Silvës bëri që austriakët të gjejnë barazim.

Më pas ishte sulmuesi shqiptar që provoi të ndezë Chelsean dhe shërbeu një pasim fantastik për Ziyech, por marokeni shpërdoroi, ndërsa pak minuta më vonë, injoroi Brojën, duke bërë një gjuajtje të dobët në portë.

Në minutat shtesë Broja pati edhe vetë një rast të mirë shënimi, teksa nga brenda zonës gjuajti menjëherë fort, por topi nuk iu bind dhe shkoi pak mbi kuadrat. Pas këtij barazimi Chelsea mbetet në vendin e fundit me një pikë në dy ndeshje dhe në dy sfidat e radhës do të përballet me Milanin, ku është i dënuar të fitojë për të mos rrezikuar mbetjen jashtë Championsit.

Manchester City mori një tjetër fitore, këtë herë ndaj Borussias së Dortmundit në “Etihad Stadium”, me rezultatin 2-1. Gjermanët befasuan vendasit, pasi kaluan të parët në avantazh, në minutën e 56’ me anë të Bellingham, megjithatë “citizens” përmbysën gjithçka me golat e Stones dhe Haaland në minutat 80’ dhe 84’, duke marrë fitoren 2-1 që i ngjit në krye të grupit.

Zhgënjen sërish Juventusi, që këtë herë u mposht në shtëpi 1-2 nga Benfica, teksa pankina e Allegrit është lëkundur seriozisht tashmë. Bardhezinjtë shënuan shpejt me Milik, por portugezët barazuan në pjesën e parë me ish-fantazistin e Interit, Joao Mario.

Në pjesën e dytë shënoi Nerez, që vulosi suksesin e 12 radhazi në po kaq ndeshje sezonale për Benficën, e cila ka marrë 6 pikë të plota në grup, po aq sa Paris Saint Germain. Këta të fundit triumfuan 1-3 ndaj Maccabi Haifa në Izrael, falë golave të “tre tenorëve”, Messi-Mbappe-Neymar.

Bën një tjetër paraqitje bindëse Napoli, që triumfoi 0-3 në transfertën ndaj Rangers dhe tashmë e sheh veten në krye të grupit me 6 pikë të plota, teksa në dy sfidat e radhës me Ajaxin mund të sigurojë kualifikimin.

Në sfidat e tjera, Reali triumfoi 2-0 ndaj Leipzig, falë golave të Valverdes dhe Asensios në 10 minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa Sevilla ngeci në barazim pa gola në transfertën daneze ndaj Copenhagen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...