Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Chelsea nuk ndalet në merkato, kërkon “snajperin” e Serie A

Chelsea ka shpenzuar mbi 600 milionë euro që kur u mor në pronësi të fondit amerikan të administruar nga Todd Boehly. “Blutë e Londrës” janë shfaqur mjaft aktiv në dritaret e transferimeve. Në janar nuk u kursyen aspak teksa përforcuan radhët e tyre me Mykhailo Mudryk, Joao Felix, Enzo Fernandez, Benoit Badiashile.

Megjithatë, kjo nuk do ta ndalë Chelsean edhe në merkaton e verës. Në mënyrë paraprake është arritur marrëveshja për Christopher Nkunku, i cili do të bashkohet me ekipin në mbyllje të edicionit aktual, por së fundmi një tjetër objektiv është shfaqur në horizont për londinezët.

Bëhet fjalë për Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian po shkëlqen me Napolin këtë sezon dhe vlerësohet me 100 milionë paund. Sidoqoftë, Chelsea nuk do të jetë të vetëm në garën për bomberin, teksa do të ketë konkurrencë edhe nga Man Utd e PSG.

Napoli udhëheq klasifikimin në Serie A dhe Osimhen ka qenë vendimtar në ecurinë fantastike të napoletanëve deri më tani. Nigeriani ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 4 asiste në një edicion që e ka parë skuadrën e Spallettit të dominojë në Itali, por edhe të dëfrejë me futbollin e saj në Evropë.

Napoli është kualifikuar në fazën e 1/8 të Champions League dhe do të përballet me Eintracht Frankfurt. Chelsea do të bëjë çmos për të siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian, por duhet të bëjnë llogaritë e Fair Play Financiar pas shpenzimeve marramendëse në dy merkatot e fundit.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...