Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Chelsea nuk ndalet në merkato, takon presidentin e PSG për sulmuesin

Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet sa i takon merkatos. Sipas Le Parisien, “Blutë e Londrës” janë hedhur në sulm për të transferuar Neymar. Prestigjiozja franceze zbulon se presidenti i anglezëve, Todd Boehly është takuar me numrin një të parizienëve, Nasser Al-Khelaifi.

Neymar ka përfunduar jashtë planeve të PSG për sezonin e ardhshëm duke marrë parasysh të gjitha bëmat e brazilianit brenda dhe jashtë fushës, ndaj Chelsea është duke studiuar mundësinë për ta afruar në Stamford Bridge. Sipas Boehly-t, O’Ney është goditja që i duhet Chelsea-t për të arritur një tjetër nivel në fushë, por edhe nga ana e prestigjit që dhuron imazhi i 31-vjeçarit.

Lexo edhe:

Aktualisht, Neymar ka një kontratë që e lidh me PSG deri në vitin 2025 dhe francezët synojnë të përfitojnë një shumë të rëndësishme për të duke qenë se e kanë transferuar për shumën rekord të 222 milionë eurove.

Dhe, pikërisht kjo është pika që kërkon të negociojë presidenti i Chelsea-t, Todd Boehly i cili është i gatshëm të shpenzojë një shifër të konsiderueshme për Neymar, por kërkon të mos ketë kërkesa të ekzagjëruara nga Al-Khelaifi dhe sipas Le Parisien ky ka qenë thelbi i gjithë takimit mes palëve.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...