Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Chelsea nuk ndalet në merkaton e dimrit, 55 milionë për mesfushorin ekuadorian

Chelsea nuk njeh kufi në merkaton dimërore. Pas zyrtarizimit të Mudryk, Badiashile, Santos, Fofana dhe Felix, “blutë” e Londrës janë shumë pranë transferimit të një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për Noni Madueken. Drejtuesit e klubit kanë rënë dakord me PSV Eindhovenin për shumën e 29 milionë stërlinave dhe së shpejti pritet të vijë zyrtarizimi.

Mesfushori 20-vjeçar me origjinë angleze luan prej vitit 2020 me ekipin e parë të PSV-së dhe konsiderohet një talent me të ardhme të sigurt. Deri tani ai ka luajtur 51 sfida në kampionatin holandez ku ka shënuar 11 gola.

Madueke do të bëhet transferimi i gjashtë për Chelsea-n në merkaton e dimrit, megjithatë nuk pritet të jetë i fundit. Sipas medieve britanike, “blutë” kanë ofruar 55 milionë stërlina për Moises Caicedon, por Brightoni e ka refuzuar ofertën. “Pulbardhat” pretendojnë të fitojnë më shumë nga shitja e mesfushorit 21-vjeçar. Në ditët në vijim, Chelsea mund të propozojë një ofertë të re për ta transferuar Caicedon në “Stamford Bridge”

Ekuadoriani është një kërkesë e trajnerit Graham Potter, që e njeh mjaftë, pasi e ka pasur në urdhrat e tij te Brightoni. Vetë Caicedo e ka shprehur hapur dëshirën e tij për të vijuar një eksperiencë të re me Chesea-n.

Chelsea deri tani ka shpenzuar mbi 150 milionë euro në merkaton e dimrit për të shpëtuar sezonin. Aktualisht “blutë” e Londrës ndodhen në vendin e 10-të në Premier League me 28 pikë, aq sa Liverpooli, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...