Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Chelsea për mrekullinë në “Camp Nou”, Barçës i rikthehet Iniesta

Chelsea apo Barcelona, një nga skuadrat e mëdha të Europës duhet t’i thotë Lamtumirë Championsit. Në “Camp Nou” luhet akti i dytë i një finaleje të parakohshme, që sheh si favoritë “bluagranat” jo vetëm për faktin që barazuan 1-1 në “Stamford Bridge”, por edhe për cilësinë e organikës krahasuar me blutë e Londrës. Skuadrës së Contes i duhet patjetër të shënojë, për të shpresuar te një kualifikim i mundshëm, ndërsa katalanët avancojnë edhe menjë barazim 0-0.

Sa u përket formacioneve, Ernesto Valverde do të ketë në dispozicion edhe Andres Iniestën, i cili ka marrë miratimin e mjekëve për këtë përballje. Mbetet jashtë Semedo, ndërsa Coutinho nuk mund të luajë në Champions, pasi është aktkvizuar në këtë kompeticion gjatë pjesës së parë të sezonit kur ishte me Liverpoolin.

Conte i beson mbrojtjes me tre, ndërsa Alvaro Morata pritet ta nisë nga stoli. Hazard do të jetë sulmues i parë, i mbështetur nga Pedro dhe Willian.

BARCELLONA (4-3-1-2): Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Umtiti, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Iniesta; Paulinho; Suarez, Messi.

CHELSEA (3-4-2-1): Courtois; Rudiger, Azpilicueta, Christensen; Moses, Fabregas, Kantè, Alonso; Pedro, Willian, Hazard.

Sfida tjetër, që do të nisë në orën 18:00 është Besiktas – Bayern, që e ka humbur interesim për skuadrën që do të vijojë më tej falë fitorës së thellë 5-0 të kampionëve të Gjermanisë në ndeshjen e parë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...