Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea përgatit revolucionin, ja emrat që synon Lampard

Përgatiti: Alked Gjebrea

Skuadrat angleze po bëjnë përgatitjet e fundit për të rifilluar Premier League-n pas dy javësh, për të plotësuar edhe çerekun e fundit të kampionatit, më saktë edhe 92 ndeshjet që mbeten deri në mbylljen e këtij edicioni, sidoqoftë Chelsea duket se është një ndër klubet më aktive sa i përket transferimit të futbollistëve.

Pandemia e Koronavirusit dhe kriza ekonomiko – financiare, që ka shkaktuar izolimi për shkak të virusit COVID-19 anembanë globit, natyrisht pritet që të ketë pasoja edhe në merkaton e lojtarëve, por, gjithsesi, bosi rus i bluve të Londrës, Roman Abramovich, që ka një pasuri prej plot 12 miliardë dollarësh, duket se nuk ka probleme të tilla. Pas marrëveshjes paraprake të siguruar me sulmuesin e Leipzigut dhe përfaqësueses gjermane, Timo Werner, drejtuesit e klubit janë shumë pranë edhe mbrojtësit të Leicester City-t,  Ben Chilwell.

Fillimisht u spekulua shumë nga “The Sun” mbi një sulm të mundshëm të bluve me shifrën e 100 milionëve stërlinave për dyshen Aubameyang – Chilwell, megjithatë marrëveshja paraprake e siguruar me 24-vjecarin shvab përpara ka bërë që për momentin të lihet mënjanë 30-vjeçari nga Gaboni dhe vëmendja të përqëndrohet te mbrojtësi i krahut të majtë Chilwell, që është pjesë e përfaqësueses së “Tre Luanëve”.

Drejtuesit e Chelsea-t kanë shtuar përpjekjet për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit nga Milton Keynes, sidoqoftë krerët e klubit nga Leicestershire nuk kanë aspak ndërmend ta lëshojnë talentin e tyre pa 60 milionë paundë. Sigurisht diferencat ndërmjet kërkesës dhe ofertës mund të bëjnë që gjithçka të shtyhet për më vonë apo vëmendja të zhvendoset diku tjetër, por gjithsesi trajneri Frank Lampard kërkon patjetër zgjidhje për krahun e majtë të prapavijës.

Problem mbetet fakti që Ben Chilwell ka kontratë me “dhelprat” deri në vitin 2024, ndërsa klubi londinez ofron vetëm 45 milionë stërlina gjithsej. Pavarësisht dëshirës së madhe të vetë futbollistit për t’u transferuar në kryeqytet Leicester City mbetet një ndër klubet më të vështirë për të siguruar një marrëveshje. Mjafton të përmendet rasti i Harry Maguire, që verën e kaluar u transferua pikërisht ditën e fundit të merkatos, duke kaluar në radhët e “Dj0ajve të Kuq” të Manchester United për shumën e 85 milionë paundëve, shifër që e bëri shtatlartin nga Shefildi edhe mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Lampard nuk është shumë i bindur nga rendimenti i dyshes Marcos Alonso – Emerson Palmieri në këtë krah, prandaj Frenki po interesohet gjithashtu edhe për lojtarin e përfaqësueses argjentinase, mbrojtësin e Ajaksit Nicolas Tagliafico, që është i arritshëm qoftë edhe për një shumë prej vetëm 22.4 milionë stërlina.

Drejtuesit e Leicester City-t, të këshilluar edhe nga trajneri Brendan Rodgers, nuk kanë aspak ndërmend që këtë verë të dobësojnë ekipin, duke larguar më shumë se një lojtar. Një interesim të vecantë ka për 23-vjeçarin tepër të talentuar James Maddison, që është gjithashtu edhe kontigjent i përfaqësueses së drejtuar nga Gareth Southgate, gjithsesi oferta ka patur edhe për lojtarë të tillë si Caglar Soyuncu, Wilfred Ndidi dhe Ricardo Pereira.

Ndonëse ka në dispozicion një skuadër me moshë mesatare tepër të re dhe një ushtri të tërë të shpërndarë anembanë Kontinentit të Vjetër në formë huazimi, trajneri Lampard i ka kërkuar hierarkisë së klubit përforcime në pozicione të veçanta për të sulmuar titullin në Premiership që sezonin e ardhshëm.

Marina Granovskayia, në krahun tjetër, kërkon kompensim për paratë që do të shkojnë për sulmuesin Timo Werner si dhe 40 milionë eurot me të cilat u ble në muajin shkurt nga Ajaksi mesfushori maroken Hakim Ziyech dhe, në fakt, sipas “Mirror”-it janë plor 7 lojtarë që do të largohen këtë verë nga blutë: duke filluar që nga Pedro, futbollist të cilit i përfundon kontrata me klubin dhe me shumë gjasa do të kalojë në radhët e Romës për dy sezone, por gjithashtu edhe emra të tjerë si Willian, Jorginho, Marcos Alonso, Kurt Zouma, Ross Barkley dhe Michy Batshuayi.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...