Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea “përmbys” Man. City-n dhe i shtyn festën e titullit kampion

Chelsea triumfon 1-2 me përmbysje ndaj Manchester City-t në “Etihad Stadium” dhe u shtyn të paktën përkohësisht festën djemve të Pep Guardiolës, me të cilët do të diskutojë edhe trofeun më të rëndësishëm për klube, Ligën e Kampionëve, në finalen e madhe të 29 majit.

Krye-ndeshja e javës në kampionatin anglez ishte me rëndësi për vendasit, që mund të hapnin zyrtarisht shampanjën e titullit kampion, por mbi të gjitha për blutë e Londrës, që po luftojnë për një vend në zonën Champions të edicionit të ardhshëm.

Pas një starti të balancuar, Manchester City gjeti golin e avantazhit me Raheem Sterling në minutën e 44-t, ndërsa në shtesë Sergio Aguero shpërdoroi një 11-metërsh, pasi “panenka” e tij u kuptua dhe u prit nga Mendy.

Pjesa e dytë foli më shumë për londinezët e Tuchel, që shtuan presionin dhe gjetën golin e barazimit me marokenin Hakim Ziyech në minutën e 63-të. Të pafat futbollistët e Chelsea-t në minutat 79’ dhe 81’, kur shënuan dy herë, por në të dy rastet arbitri ngriti flamurin lart për pozicion jashtë loje.

Megjithatë rreziku në portën e Manchester City-t ishte i vazhdueshëm dhe në minutën e 92-të, kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, ishte spanjolli Marcos Alonso, që erdhi nga stoli dhe dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin me vlerë 3-pikëshe për londinezët.

Festa e titullit për Manchester Cityn shtyhet minimalisht deri nesër, në pritje të sfidës Aston Villa-Manchester United, ndërsa Chelsea ngjitet në vendin e tretë dhe blindon pozitat në zonën Champions të renditjes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...