Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Chelsea pranë marrëveshjes me Aubameyang, por ka “ngërç” me Barcelonën

Pierre-Emerick Aubameyang është një “temë” e nxehtë në këtë fund-merkato në shtëpinë e Barcelonës.

Sulmuesi nga Gaboni në disa momente ka shprehur hapur dëshirën për të qëndruar në Spanjë, pavarësisht se ka pasur zëra për një rikthim të tij në Premier League.

Zërat e një transferimi të mundshëm në “ishull”, te Chelsea nuk janë shuar dhe londinezët po bëjnë përpjekjet maksimale për të mbyllur këtë transferim.

Barcelona kërkon rreth 30 milionë euro për kartonin e lojtarit dhe për momentin ka një ngërç midis kërkesës dhe ofertës, pasi Chelsea nuk kërkon të paguajë kaq shumë për 33-vjeçarin.

Mediet britanike bëjnë me dije se “Blutë” e Londrës janë shumë pranë marrëveshjes me lojtarin, ndërsa në ditët në vijim pritet një përgjigje përfundimtare nga agjenti i lojtarit për të kuptuar se ku do të jetë e ardhmja e ish-sulmuesit të Arsenal.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...