Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea pret Manchester City-n, Lampard kërkon suksesin për të shpëtuar pankinën

Kampionati anglez vjen me një supersfidë mbrëmjen e sotme ku Chelsea i Franckie Lampard do të presë në “Stamford Bridge” Manchester Cityn e Pep Guardiolës, teksa vlen të theksohet se të dy skuadrat nuk po kalojnë një moment fort të mirë këtë sezon në kampionat.

Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 26 pikë deri në këtë fazë të kampionatit, me londinezët që kanë zhvilluar edhe dy ndeshje më shumë, ndërsa rezultatet në 5 takimet e fundit kanë tronditur pozitat e trajnerit Lampard në pankinën e Chelsea-t.

Nga ana tjetër “citizens” do të vuajnë mungesën e disa futbollistëve të prekur nga koronavirusi, mes të cilëve portieri Ederson, mbrojtësi Kyle Walker dhe sulmuesi Gabriel Jesus, por dy fitoret radhazi kanë rritur optimizmin për një tjetër rezultat pozitiv sot në Londër.

Lampard pritet t’i besojë sërish veteranit francez Olivier Giroud nga minuta e parë, ndërsa Guardiola shpreson shumë te forma mjaft e mirë e yllit në rritje, spanjollit Ferran Torres, i cili po shndërrohet gjithmonë e më shumë në lider te “sky blues”.

Përballja Chelsea-Manchester City do të startojë në orën 17:30 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Supersport 2.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...