Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea, prioritet rinovimi me futbollistët belgë

Ndërsa merkatoja e janarit po afron, drejtuesit e Chelseat janë më të preokupuar për rinovimin me futbollistët aktualë, sesa për afrimin e emrave të rinj. Kështu, prioritet për muajt e parë të vitit 2018, është rinovimi me 2 futbollistët belgë, Thibaut Courtois dhe Eden Hazard.

Portieri Courtois është një nga emrat më të lakuar për t’iu bashkuar skuadrave si Real Madrid dhe PSG, ndaj londinezët duan të rinovojnë kontratën për të blinduar katërkëndëshin. Courtois rinovoi verën e kaluar, por mesa duket drejtuesit e Chelseat ndiejnë rrezikun se ndonjë skuadër mund të paguajë klauzolën dhe t’ua rrëmbejë.

E njëjta situatë është edhe me belgun tjetër, kapitenin e londinezëve, Eden Hazard. Ky i fundit u rikthye nga dëmtimi dhe javët e fundit ka ‘marrë për dore’ Chelsean me golat dhe asistet e tij, duke e rikthyer edhe një herë në pretendente, pas startit mjaft të komplikuar.

Edhe Hazard ka shumë treg nëpër Europë, me Realin e Madridit që e ka piketuar prej kohësh si futbollistin ideal për krahët e sulmit, ndaj drejtuesit e Chelseat do të kërkojnë të përfshijnë një klauzolë tepër të lartë për prishjen e kontratës me të. Me të 2 futbollistët, klubi londinez dëshiron të rinovojë përpara se të fillojë kampionati botëror ‘Rusi 2018’.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...