Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Chelsea projekton Coutinhon si pasuesin e Hazard!

Largimi i Eden Hazard nga Chelsea në fund të këtij sezoni tashmë mund të konsiderohet si një fakt i kryer me belgun që ka arritur akordin me Realin e Madridit dhe pritet vetëm që dy klubet të mbyllën marrëveshjen që gjithçka të bëhet zyrtare. Blutë e Londrës kanë nisur që tani të mendojnë për pasuesin e Hazard. Objektivi i madh i Chelseat është të rikthejë në Premier League ish-lojtarin e Liverpoolit, brazilianin Philippe Coutinho. Një operacion i vështirë ky jo vetëm për koston e transferimit por edhe për faktin se merkatoja e Chelsea-t është bllokuar nga FIFA për dy sesionet e ardhshme. Gjithsesi presidenti i londinezëve, rusi Roman Abramovich ka besim se KAS do t’i japë të drejtë Chelsea-t dhe për këtë arsye ka nisur bisedimet me Barcelonën për Coutinhon. Largimi i brazilianit vetëm 1 vit e gjysmë pas transferimit në Camp Nou nuk do të ishte surprizë duke patur parasysh faktin që bluagranat do të bëjnë çmos në merkaton e kësaj vere për të marrë në skuadër francezin Antoine Griezmann.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...