Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea rikthehet te fitorja, kap Man.United në vendin e 2-të

Chelsea mbërthen Manchester United në vendin e dytë në Premier League pas fitores 3-1 në transfertë me Huddersfield ku u duk se gjithçka rezultoi e thjeshtë për ekipin e Contes. Pas humbjes në derbin me West Ham, Conte kërkonte që ekipi të rikthehej te fitorja dhe Huddersfield u kuptua që do të ishte një kundërshtar i lehtë që në minutat e para. Madje dhe goli i parë i Bakayoko erdhi si pasojë e një rivënie jo të mirë në lojë nga ana e portierit Losl.

Pa përfunduar ende pjesa e parë pati sërish festë për Chelsean me Willian që shënoi në të 43-tën pas asistit të Alonsos.

Në fillimin e pjesës së dytë Pedro ngriti në 3 gola epërsinë e londienzëve pas një aksioni mjaft të bukur, të cilin spanjolli e finalizoi në rrjetë.

Në epërsi të 3 golave Chelsea u tërhoq në mbrojtje të rezultatit ndërsa Huddersfield më në fund filloi të krijonte paksa rrezikshmëri në portën e Cortois dhe pikërisht në minutën e 92-të me një godijte me kokë belgu Depoitre shënoi golin e nderit për vendasit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...