Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare/ Chelsea “rrëmben” talentin e Lyonit, shpenzon shumën e majme

Chelsea ka arritur një marrëveshje me Lyonin për nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë Malo Gusto. Skuadra Londrës Perëndimore ka rënë dakord të paguajë 26.3 milionë stërlina, plus bonuset, për shërbimet e 19-vjeçarit, i cili do t’i bashkohet klubit në verë.

Trajneri i Lyonit, Laurent Blanc, deklaroi se bordi i kishte garantuar atij se Gusto do të qëndronte në klub për pjesën tjetër të sezonit.

“Bordi më ka garantuar se (Rayan) Cherki dhe Malo Gusto do të jenë këtu deri në fund të sezonit”, u tha Blanc gazetarëve të premten.

Edhe presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas Aulas, i cili u shfaq në mediat sociale, deklaroi se Gusto do të vazhdonte me klubin francez përtej këtij afati kalimtar.

Por duket se klubi është “thyer” ndaj dëshirës të lojtarit dhe, ndërsa Chelsea ka rënë dakord për marrëveshjen, Gusto tani do të huazohet përsëri tek Lyoni për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...