Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Chelsea shitet për 2.5 miliardë paund, tashmë mungon vetëm një detaj

Klubi anglez, Chelsea është në orët e fundit të presidencës Abramovich.

Londinezët do të nisin një epok të re, me një grup të ri pronësie, të udhëhequr nga Todd Boehly, Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss, për të blerë klubin.

Bëhet fjalë për një investim marramendës, 2.5 miliardë £ për blerjen e plotë (të gjitha aksionet). Presidenti Rus, Roman Abramovich nuk do të përfitojë asgjë, pasi shuma do të depozitohet në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila më pas do të dhurohet (100%) për bamirësi dhe diçka e tillë është pranuar nga vetë presidenti aktual i londinezëve.

Gjithsesi, për momentin, palët janë në pritje të miratimit nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që të ardhurat të transferohen nga llogaria bankare e ngrirë e MB.

Përveç kësaj, pronarët e rinj të propozuar do të investojnë 1.75 miliardë £ të mëtejshme në arkat e klubit.  Kjo përfshin investime në Stamford Bridge, akademi, ekipin e femrave dhe financimin e vazhdueshëm për Fondacionin Chelsea.

Shitja pritet të përfundojë në fund të majit, duke iu nënshtruar të gjitha miratimeve të nevojshme, ndërsa Abramovich ka gati “valixhet” dhe Chelsea është gati për të hapur një faqe të re në historinë e saj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...