Premier League

Chelsea shkarkon Conten, zyrtarizimi i Sarrit çështje orësh

Antonio Conte nuk është më trajner i Chelsea-it. Pasi drejtoi edhe stërvitjen e mëngjesit të kësaj të enjteje ish trajneri i kombëtares italiane sëbashku me stafin e tij ka marrë lajimin për shkarkimin nga detyra nga presidenti i Bluve të Londrës Roman Abramovich. Zhbllokohet më në fund situata për stolin e Chelsea-it me Maurizio Sarrin që në orët e ardhshme do të marrë zyrtarisht drejtimin e klubit londinez për të pasuar bashkëkombasin e tij.  Chelsea dhe Napoli kanë arritur më në fund marrëveshjes për kalimin e mesfushorit italo-brazilian Jorginho dhe trajnerit Sarri në Londër. Mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme aventura e Antonio Contes në stolin e Chelsea-it me trajnerin që nuk donte të largohej duke e stërvitur skuadrën në seancat e para të sezonit të ri. Nuk dihen ende detajet e largimit të Contes i cili ishte ende nën kontratë dhe mund të vazhdojë të paguhet nga Chelsea ose mund të ketë vendosur të pranojë një dëmshpërblim të majmë. Antonio Conte në aventurën e tij dy vjeçare te Chelsea arriti të fitonte dy trofetë më të rëndësishëm në ishull fillimisht Premier League-n në sezonin e tij të parë dhe më pas FA Cup. Megjithatë moskualifikimi i skuadrës në Champions League për këtë sezon por edhe stili jo i bukur i lojës që aplikonte Conte, bënë që Abramovich te zgjedhë Sarrin duke shkarkuar ish teknikun e Italisë dhe Juventusit.

To Top