Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Chelsea “stërkëmbësh” Liverpoolit për talentin e Southamptonit

Chelsea tenton t’i prishë punë Liverpoolit për Romeo Lavia.  Klubi Londinez është rifutur në garë për 19-vjeçarin, pas interesimit edhe në merkaton e janarit.

Mesfushori kërkohet prej kohësh edhe nga Liverpooli, që i ofroi Southamptonit 46 mln stërlina për talentin, ofertë kjo e refuzuar nga “shenjtorët”.

“Të Kuqtë” deri tani  kanë firmosur me Dominic Zsoboszlai nga Leipzigu dhe Alexis MacAllister nga Brightoni. Megjithatë klubi nuk dëshiron të ndalet, teksa në listën e dëshirave të trajnerit Jurgen Klop, qëndron edhe emri i 19-vjeçarit.

Marrëveshja me klubin nga “St. Mary Stadium” dështoi për vetëm 4 mln paundë diferencë, pasi Southampton për mesfushorin kërkon 50 mln.

Nga kjo situatë kërkojnë  të përfitojnë “Blutë”, nga të cilët janë larguar emra të rëndësishëm si Mason Mount apo Kai Havertz brenda një sesioni të merkatos dhe boshllëqet do të kërkojnë t’i mbushin me lojtarë të nivelit të lartë, të cilët janë të aftë të konkurojnë për trofe madhorë dhe emri i Lavia-s duket i përshtatshëm.

Lexo edhe:

Megjithatë nuk dihet se çfarë shifrash kap oferta e londinezëve, por që të mposhti konkurrencën e Liverpoolit duhet patjetër ta kalojë shifrën e 46 milionëve të ofruara nga “The Reds”.

Romeo Lavia është lënë jashtë sfidës së Champioshipit, ku Southamptoni do të ndeshet me Gillingham, kjo rrit më tepër zërat për një lamtumirë të 19-vjeçarit nga “St. Mary Stadium”.

Mbetet për t’u parë se ku do të transferohet në fund mesfushori. Nëse Liverpooli e dëshiron vërtet futbollistin, atëherë duhet të rrisë patjetër ofertën.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...