Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea-Tottenham, një derbi për Champions-in, Spurs kërkojnë të thyejnë tabunë Stamford Bridge

Tottenham Hotspur viziton në orën 17:00 Chelsea-n, me motivimin e qartë për të siguruar fitoren e parë në gjithë historinë e Premershipit ndaj “Bluve” brenda në Stamford Bridge. Rivaliteti ndërmjet dy klubeve u ashpërsua ndjeshëm gjysmë shekulli më parë, më saktë në vitin 1967 kur në Wembley-n mitik “Spurs” fituan 2-1 ndaj “Blues”, në absolutisht përballjen e parë ndërmjet dy skuadrave londineze, në një finale të kompeticionit më të vjetër në rruzull, FA Cup. Që nga ajo kohë gjërat kanë ndryshuar vërtet shumë, deri në atë pikë sa “gjelat” prej një dekade kanë harruar se cfarë lloj shije ka një trofe, madje e gjitha kjo në një kohë kur “Blutë” kanë pasuruar koleksionin e tyre me plot 2 Premier League të fituara në harkun e tre edicioneve të fundit. Kampionët në fuqi u shkurorëzuan zyrtarisht që në Javën e 30 të kampionatit anglez, megjithatë sado e pabesueshme që të duket tashmë “blutë” rrezikojnë seriozisht për të mbetur përfundimisht jashtë Zonës Champions. 4 humbjet në 6 javët e fundit në Premiership e kanë zbritur Chelsea-n pikërisht në vendin e pestë, pesë pikë prapa ekipit të Mauricio Pochettino-s, që në 12 ndeshjet e fundit në kampionat numëron 9 fitore dhe vetëm 3 barazime, me skuadra si West Ham, Southampton dhe Liverpool. Sezonin e kaluar “Spurs” e mbyllën Premiershipin për herë të parë pas dy dekadave mbi Arsenalin, ndërsa këtë herë nëse ia dalin mbanë për të rrëmbyer pikë në Stamford Bridge “gjelat” do të kenë mundësi shumë të mira për të mbajtur poshtë përfundimisht Chelsea-n e Antonio Conte-s. Prej tre javësh miqtë po luajnë pa yllin e ekipit Harry Kane, sidoqoftë sulmuesi i përfaqësueses angleze është zëvendësuar denjësisht përpara nga koreano – jugori Son Heung – Min. Në fazën e parë Chelsea fitoi 2-1 brenda në Wembley falë dy golave të mbrojtësit spanjoll Marcos Alonso. Këtë radhë trajneri italian është përpara dilemave të shumta, për të zgjedhur përfundimisht edhe lojtarin që do të pozicionojë në majë të sulmit, nga treshja Alvaro Morata, Olivier Giroud apo Eden Hazard, ndërsa trajneri argjentinas në krahun tjetër do t’i besojë përsëri skemës 4-2-3-1, me synimin për të siguruar fitoren e parë në Stamford Bridge, pas plot 28 vjetësh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...