Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea u Tuchelit s’di të ndalet, katapultohet në zonës Champions

Chelsea “fluturon” në zonën Champions nën drejtimin e Thomas Tuchel. Me trajnerin gjerman në stol (zëvendësoi Frank Lampardin), blutë e Londrës siguruan fitoren katërt radhazi në Premier League dhe të pestën në seri në të gjitha garat.

“Viktima” e radhës e formacionit londinez ishte Newcastle United, që u mposht 2-0 në “Stamford Bridge”. Në fakt, vendësve u mjaftoi pjesa e para për tri pikët, pasi shkuan në dhomat e zhveshjes në epërsi të dyfishtë me gola të shënuar nga Oliver Giroud dhe Timo Werner, respektivisht në minutat 31’ dhe 39’.

Gjatë pjesë së dytë Chelsea i la disi terren kundërshtarit, por as Joseph Willock dhe as Miguel Almiron nuk arritën t’i shfrytëzonin rastet për të shënuar të paktën një gol për Newcastle.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...