Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Chelsea ultimatum Romës për Dzekon, vendos vetë sulmuesi boshnjak

Chelsea i jep ultimatum Romës për transferimin e Edin Dzeko. Dukej sikur kalimi i sulmuesit boshnjak në radhët e bluve të Londrës ishte çështje orësh, por në orët e fundit bisedimet kanë mbetur në vendnumëro. Oferta prej 50 milionë eurosh plus bonueset (përfshihej edhe kartoni i Emerson) e bënte thuajse të përfunduar marrëveshjen, por në fakt deri më tani asgjë nuk ka ndodhur. Antonio Contes i është sosur durimi. Klubi londinez kërkon një përgjigje përfundimtare që çështja të mos zgjatet më në kohë.
Ai që po vonon realizimin e këtij operacioni është vetë Dzeko. Menaxherët e sulmuesit po bëjnë ç’është e mundur që ai të pranojë kalimin drejt bluve të londrës. Drejtuesit e Romës i kanë thënë po ofertës, ndërsa sulmuesi kërkon ende pak kohë përpara se të marrë një vendim. Shtatlartit boshnjak i është ofruar një kontratë deri ne verë të 2019-ës me një pagë 7 milionë euro në sezon, ndërkohë që dëshira e lojtarit është që kontrata të jetë 2-vjecare. Mirëpo Chelsea ka një rregull që duhet respektuar: për futbollistët mbi 30-vjeç kontratat duhet të rinovohen vit pas viti.
Chelsea po sheh si alternativë blerjen e Oliver Giroud. Tashmë të gjithë janë në pritje të përgjigjes që do të japë Edin Dzeko.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...