Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea votëbeson Conten, gati të ndërhyjë në merkato

Pavarësisht mbrëmjes për t’u harruar në “Olimpico”, ku Cheslea u mposht 3-0 nga Roma në Champions, Antonio Conte ka marrë besimin e drejtuesve të klubit. Sipas “Mirror”, trajneri italian duhet të shfrytëzojë të gjithë eksperiencën e tij për ta mbajtur Chelsea-n në lojë në garën për titull. Të dielën, “blutë” do të përballën me Manchester United në një sfidë vendimtare për londinezët. Drejtuesit e Chelsea-t janë të vetëdijshëm që kaq shumë dëmtime, që kampionët në fuqi të Premier League kanë vuajtur në këtë fillim sezoni (nga Kante e Moses, për të kaluar te Bakayoko e Rudiger), kanë ndikur drejtpërdrejt në rezultatet e skuadrës. Klubi mësohet se është i gatshëm të ndërhyrjë në merkaton dimërore, për të plotësuar dëshirat e trajnerit italian. Një nga objektivat kryesorë të Chelsea-t mbetet Alex Sandro i Juventusit, i kërkuar edhe më parë nga londinezët.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...