Chelsea vuan, por fiton 4-2 me përmbysje ndaj Wartford
Fitore e rëndësishme, por shumë stresuese e Chelseat në “Stamford Bridge” ndaj Watford, që kryesoi 1-2 deri 20 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, por pa mundur të merrte qoftë një pikë në këtë transfertë.
Spanjolli Pedro realizoi një gol të mrekullueshëm që në minutën e 12 me një goditje jashtë zonës, duke i dhënë avantazhin Chelseat, mirëpo në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, pas një momenti pasigurie në zonën e “Bluve” të Londrës Doucoure ktheu baraspeshën në rezultat.
Vetëm 5 minuta nga starti i pjesës së dytë Pereyra përfitoi nga një tjetër rreshtim i gabuar në mbrojtje, duke kaluar për herë të parë në avantazh skuadrën mike. Gjithsesi, Chelsea arriti të përmbyste gjithcka me golat e realizuar nga Batshuayi, që shënoi dygolësh dhe Azpilicueta, duke shpëtuar Antonio Conten nga kritikat, pas atij barazimi 3-3 me Romën.
