Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea zbulon shifrat, ja sa “peshoi” Roman Abramovich

Chelsea ka publikuar bilancet, duke zbuluar se thuajse 138 milionë euro humbje në sezonin 2021-22 i detyrohen “shpenzimeve të jashtëzakonshme dhe humbjes së të ardhurave”, për të cilat blutë akuzojnë sanksionet që ju vendosën nga qeveria britanike ndaj Roman Abramovic, pronar deri në fund të majit 2022 kur klubi ju shit një konsorciumi amerikan të udhëhequr nga Tod Boehly.

Chelsea në komunikatën e shpërndarë në faqen ku publikon rezultatet e bilancit, e shpreh qartë se rezultatet e vitit të kaluar janë kushtëzuar nga sanksionet e vendosura ndaj pronarit të mëparshëm. Referimi është i qartë për kufizimet e vendosura ndaj Abramovich për shkak të raporteve të tija me Vladimir Putin pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë. Si të gjithë oligarkët pranë Kremlinit, edhe ndaj Abramovich britanikët i ngrinë asetet duke përfshirë këtu edhe Chelsean.

“Si rezultat i sanksioneve, klubi u detyrua të operonte sipas limiteve të një licence speciale të lëshuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, në fuqi deri sa klubi ndryshoi pronësi në 30 maj të 2022, – lexohet në komunikatën e bluve që vijon, – Në këtë periudhë klubi ju desh të mbijetonte me shtrëngime në aspekte të ndryshme, përfshirë këtu mundësinë për të shitur bileta për ndeshje të veçanta apo abonime sezonale, të firmoste kontrata me lojtarë apo akorde sponsorizimesh, të gjitha kufizime që u transformuan në shpenzime të jashtëzakonshme dhe humbje të fitimeve”.

Lexo edhe:

  1. Conte reagon pas shkarkimit, falenderime por edhe “thumbime” nga italiani
  2. Sylvinho i dëshpëruar: Shpirti dhe zemra nuk na mungoi, barazimi do të ishte i drejtë
  3. VIDEO/ Lojtarët e Perusë përleshen me policinë spanjolle, arrestohet portieri i kombëtares!
  4. E kryer/ Interi rinovon me një titullar, detajet e marrëveshjes

Chelsea bën të ditur se impakti financiar i këtyre sanksioneve do të ndihet dhe në vitet në vazhdim. Blutë bënë të ditura edhe shifrat e merkatos së vitit 2021-2022, por ende jo ato të merkatos së rekordeve që kryen Boehly me pronarët e rinj, me investim në total prej thuajse 700 milionë eurosh në lojtarë. Në sezonin e mëparshëm, të cilit i referohet edhe bilanci i publikuar, Chelsea deklaron se ka investuar 134 milionë euro në skuadër, duke përfshirë këtu dhe rinegocimin e kontratave që ishin në fuqi.

Nga shitjet ndërkohë kanë ardhur 140 milionë euro, një shifër ku janë përfshirë edhe shitjet e Tammy Abraham te Roma dhe Fikayo Tomori te Milan. “Pavarësisht humbjeve financiare dhe sfidave që sollën sanksionet, Chelsea vazhdon të jetë në rregull me normat financiare të UEFA-s dhe të Premier League”, – shprehet klubi teksa mbyll bilancin e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...