Simone Zaza duket se ka rigjetur veten te Valencia, ku po luan mirë dhe po shënon rregullisht. Sulmuesi mori ftesë edhe nga trajneri Ventura, për të qenë pjesë e Italisë, në sfidën e dyfishtë ndaj Suedisë, që vlen kualifikimin në botëror.
Gjithsesi, duket se pas formës së mirë të sulmuesit, fshihet e dashura e tij, Chiara Biassi. Bukuroshja italiane i qëndron pranë Zaza-s dhe ndjek thuajse të gjitha ndeshjet e tij, duke qenë një muzë frymëzimi për sulmuesin.