Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Chiellini e mbyll me Juven, por jo me futbollin, paralajmëron transferimin jashtë Italisë

Pas 18 vitesh si futbollist me fanellën e Juventusit, Giorgio Chiellini është përshëndetur me tifozët bardhezi në ndeshjen e fundit sezonale në “Allianz Stadium”, ndaj Lazios mbrëmjen e djeshme.

Mbrojtësit që në gusht do të festojë ditëlindjen e 38, i skadon kontrata me bardhezinjtë në fund të sezonit dhe palët nuk e panë të arsyeshme ta zgjasin bashkëpunimin, edhe për faktin që drejtuesit e Juves kanë nisur një proces rinovimi të grupit.

Megjithatë Chiellini duket se nuk ka ndërmend ta mbyllë me futbollin e luajtur, sepse deklaroi se po merr në konsideratë një tjetër eksperiencë, këtë herë jashtë Italisë.

“Nuk e di çfarë do të bëj. Ndoshta do të marr në konsideratë një ofertë nga jashtë vendit, pasi gjithmonë më ka joshur ideja të luaj në një kampionat tjetër. Do të bisedoj me familjen time dhe besoj se do të vazhdoj, pasi kam ende për të dhënë”, tha Chiellini.

Ndërkohë mediat në Itali raportojnë se burime pranë mbrojtësit flasin për nië ofertë nga MLS-ja amerikane, të cilën vetë Chiellini dëshiron ta provojë, paa se të varë këpucët në gozhdë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...