Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Chiellini “kritikon” vesin e Sarrit: Pas takimit me të, të gjithë përfundojmë në dush

Cigarja është emblema e trajnerit të Juventusit Maurizio Sarri, që përkundër moshës 61-vjeçare dhe një pneumonie që kaloi verë ne kaluar, vijon të konsumojë rreth 80 të tilla në një ditë, ndërsa këtë ritual e ndjek edhe në anë të fushës, kur drejton skuadrat e tij.

Te Chelsea kishin planifikuar t’i ndërtonin një dhomë zhveshjeje të veçantë për të tymosur, ndërsa cigaret e Sarrit janë shndërruar në një problem edhe për futbollistët e Juventusit, detaj ky i zbuluar nga Giorgio Chiellini në librin e tij autobiografik.

Mbrojtësi legjendar i Juventusit ka shkruar se Sarri tymos aq shumë, saqë lojtarët e klubit bardhezi shkojnë direkt në dush, sa herë që dalin nga dhoma e tij pranë zyrave të skuadrës torineze.

“Në një takim me Sarrin në zyrën e tij mund të shkosh vetëm para dushit, i veshur me rroga të stërvitjes, sepse me rroba të tjera do të kundërmoje erë. E vetmja gjë që askush nuk ka qenë i aftë t’ia heqë, është lidhja e tij me cigaren”, ka shkruar në librin e tij Chiellini.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...